Për të kuptuar vërtet impaktin kolosal në muzikën heavy metal të dy albumeve të para të grupit “Metallica”- së fundi të ripërpunuar e të rilansuar – fillimisht provoni të imagjinoni sikur jeni 14-vjeçar dhe të rrëmbyer pothuajse për gjithçka.
Në dispozicion të adoleshentëve në fillim të viteve ‘80, kishte muzikë të zhurmshme e të shpejtë, por punk rock dhe heavy metal, i takonin një gjenerate më të re: e gjitha ishte muzikë e mrekullueshme natyrisht, por asgjë që ne flokëgjatët do të mund ta konsideronim vërtet tonën. Dhe pastaj ndodhi shpërthimi i muzikës heavy metal, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Albumi “Kill ‘Em All” (I vrisni të gjithë) – që në origjinal ishte titulluar fillimisht “Metal Up Your Ass”, në fillim është vlerësuar se ky titull mund të ndikonte që albumi të mos shitej – por ai shpërtheu në vetëdijen e adhuruesve të muzikës metal, në verën e vitit 1983.
Albumi ishte brutal, gërryes dhe tejet agresiv. Këngët e këtij albumi siç ishin “Hit the Lights”, “Whiplash” dhe “Metal Militia”, të cilat përfaqësonin një forcë të re, më të guximshme dhe më të ashpër muzikore: një përzierje kjo e arrogancës dhe antagonizmave që mjegulloi përgjithmonë dallimet midis punkut dhe heavy-metalit. Por më shumë se çfarëdo tjetër, muzika e tyre tingëllonte sikur të ishte e ardhmja…