Opozita ka vendosur të mos jetë pjesë e Parlamentit, derisa ish-kryeministri Sali Berisha t’i përfundojë dënimi që iu dha nga Byroja e Kuvendit, pas thirrjes nga foltorja për armatosjen e qytetarëve.
Por edhe pse PD mori këtë vendim, protagonisti kryesor, Sali Berisha ka pasur një tjetër qëndrim.
Ora News mësoi se ish-kryeministri Berisha i ka kërkuar grupit parlamentar që të mos implikohen në propozimin e tij për armatosjen e qytetarëve nëpërmjet ligjit.
Sipas tij kjo kauzë i përket partive të djathta ekstreme, dhe jo atyre të qendrës së djathtë siç është PD.