Keni dëgjuar ndonjëherë për një futbollist kilian të quajtur Javi Gomez? Nuk besojmë se ju ndihmon nëse ju themi që luan me Socuellamos, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.
Një futbollist anonim nga Kili ka shënuar atë që shumë mirë mund të jetë goli më i bukur me roveshatë që është shënuar ndonjëherë në historinë e futbollit. Në derbin e së dielës ndaj Toledos, në kategorinë e tretë të Spanjës, Gomez u hodh në roveshatë nga 27 metra dhe shënoi. Me shpinë nga porta, Gomez ndaloi fillimisht topin me gjoks dhe me një lëvizje të shpejtë goditi me roveshatë me këmbën e djathtë. Goli u bë edhe më i veçantë duke qenë se Socuellamos fitoi 1-0 ndeshjen.
/ TCh