Teksa sezoni turistik po afrohet, rruga që të çon në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe plazhet e Semanit e Darzezës në Fier është e amortizuar, duke ndikuar ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.
Kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë të firmës që merret me ndërtimin e by-passit Mbrostar-Levan e kaë dëmtuar rrugën dhe nuk janë kryer riparime.
Drejtori i këtij parku arkeologjik, Marin Haxhimihali, thotë se agjensitë turistike, duke e ditur këtë fakt, po e anashkalojnë Apoloninë, duke mos sjellë vizitorë.
Banorët e zonave që frekuentojnë çdo ditë këtë segment rrugor pohojnë se rruga e prishur nuk ndikon vetëm në rënie të qarkullimit të vizitorëve por edhe dëme në automjetet e tyre.
Çdo fundjavë në verë drejt plazheve të Semanit e Darzezës shkojnë rrethë 25 mijë pushues gjë që tashmë me prishjen e këtij segmenti rrugor një pjesë e mirë e tyre të drejtohen diku tjetër.