Një automjet i parkuar pranë oborrit të një banese ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme pasi në të ishte vënë një sasi lënde eksplozive. Banorët e Bulqizës janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sasia e eksplozivit i është vënë shtetasit i identifikuar si Rexhep Losha, i cili mësohet të jetë një biznesmen. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale të automjetit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës eksplozive në makinë.