Katërnjakët shqiptarë, të ardhur në jetë në Jenë të Gjermanisë, janë pagëzuar në kishën ungjillore të rajonit Winzerla. Lindja e tyre, gjashtë muaj më parë, ishte lajm i bujshëm në zonën e Jenës, në lindje të Gjermanisë.
Në pagëzimin e tyre, kumbar ishte vetë kryeministri i landit të Turingjisë, Bodo Ramelow.
Ceremonia e pagëzimit të katërnjakëve i zhvillua pjesërisht edhe në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.
Tri vajzat: Olivia, Xhesika e Amelia dhe vëllai i tyre Frederiku, janë lindur nga mesi i tetrit të vitit të kaluar me operacion cezarian, në javën e 32-të të shtatzënisë së nënë së tyre, Oltiana Koçi. Të posalindurit peshonin në mes 1200 dhe 1655 gramë.
Oltiana dhe bashkëshorti i saj, Vehbi Keta, kishin ardhur në Gjermani pasi druheshin se në Shqipëri kushtet e mjekësisë nuk ishin të përshtatshme për lindjen e katërnjakëve.
Familja megjithatë është e kërcënuar të dëbohet nga Gjermania, pasi Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe sipas rregullit shtetasve të saj nuk u jepet azil.