Dhuna është rikthyer sërish në kampionatin turk të futbollit, saktësisht në ndeshjen e kësaj të diel mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.
Gjatë gjithë takimit në stadium mbizotëroi një situatë mjaft e tensionuar, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, acarimi i tifozëve arriti kulmin. Miqtë ishin duke fituar 0-4, kur një tifoz futet në fushën e lojës dhe dhunon arbitrin pas vijës së portës.
Menjëherë në ndihmë të arbitrit erdhën forcat e sigurisë dhe fatmirësisht duket se nuk pësoi dëmtime të mëdha. Në fushë u futën edhe disa tifozë të tjerë, por policia arriti t’i ndalonte në kohë.
Kryesori i takimit vendosi përfundimin e ndeshjes pas akteve të shëmtuara të dhunës. Tashmë përveç humbjes në tavolinë të ndeshjes, me siguri që Trabzonsporit do të marrë ndëshkime të rënda