Dita e hënë parashihet të jetë me temperatura të ulëta pasi do të jemi nën ndikimin e masave të ajrit me presion te ulët atmosferik, ku gjatë natës reshjet e shiut kanë mundësi të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore kryesisht ne viset malore.
Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.
Nga dita e martë pritet të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit, por temperaturat minimale do të ulen rreth zeros, e në vise malore do të regjistrohen edhe ngrica të lehta. Ngritje të lehta të maksimaleve priten edhe ditëve në vijim ku merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri 20 gradë Celsius, ku më tej ditën e premte pritet të ketë depërtim të masave të lagështa të ajrit dhe kështu do të krijohen kushte për reshje të dobëta shiu.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s.