Mos deklarimi i mallrave me përshkrim në gjuhen shqipe, rrezikon shëndetin e kosovarëve nga konsumimi i produkteve të importuara.
Edhe pse kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Konsumatorët dhe me Kushtetutë, shumë prej produkteve ushqimore dhe të medikamenteve në tregun dhe dyqanet në Kosovë nuk kanë përmbajtjen në gjuhën shqipe.
Kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulëzim Syla tha se inspektorët sa herë që hasin në mallra pa shënimin në gjuhën shqipe, ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomik.
Ai tha se në periudhën e fundit janë evidentuar tri raste të mallrave pa deklaratë, dhe sipas tij janë gjobitur dy subjekte me dënim prej 1 mijë deri 3 mijë euro.
“Për periudhën e fundit, vetëm në muajin e kaluar kemi pasur tri raste për të cilat na kanë njoftuar Dogana për mallrat e ndryshme, ku ne nuk i kemi lejuar ta qesin në treg për shitjen e atij malli, derisa ta vendosin deklaracionin në gjuhën shqipe”, tha Syla.