Në një status në Facebook, ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se kulla që është në projektin për restaurimin e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’, është e vëllait të tij Olsi Rama.
Berisha e akuzon Kryeministrin me këtë projekt për Arenën Kombëtare, ndërsa thotë se arkitekti italian i projektit është dënuar më parë në Itali për korrupsion. Ish-Kryeministri shton se arkitekti italian është “peshkuar” nga botuesi i gazetës ‘Shqiptarja.com’ Carlo Bollino.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha
Kulla e Olsi Rames dhe Arena Kombetare e Korrupsionit!
Te dashur miq, keto dite, Edvin Kristaq Rama njoftoi shqiptaret per mega aferen e tij te fundit te korrupsionit vllazeror, Kullen e Olsit (pra te veten) dhe Arenen Kombetare te Korrupsionit.
Keshtu, ne nje koncesion korruptiv, ku ne gare mori pjese vetem nje kompani, pasi te tjerat nuk ishin ne Shqiperi por kishin shkuar ne Zimbabve, Edi Rama njoftoi, gjithnje krenarisht, vjedhjen e tij me te fundit. Ai njoftoi ndertimin e Arenes Kombetare, investim 50 milion euro, veper e nje arkitekti italian te denuar per korrupsion nga drejtesia Italiane pra i zgjedhur me kriterin baze rryshfetmarrjen, thuhet i peshkuar nga Bolino!
Arena Kombetare e Korrupsionit pervec stadiumit me 22 mije vende, mjediseve normale per lojtaret dhe hapesirave te tjera tregtare, ka si mballome kullen 25 kateshe Olsi Rama, qe do ndertohet e tera pa asnje investim te Edit apo Olsit por ne shperblim te koncesionit te stadiumit, per te cilin Rama tha se shteti nuk do harxhoje asnje qindark. Ne te vertet, Rama dhe i vellai, nuk do te shpenzojne per kullen asnje qindarke kurse per stadiumin Federata Nderkombetare e Futbollit i ka dhene shtetit shqiptar 10 milone euro. Federata Shqiptare e Futbollit, institucion po i shtetit shqiptar, do te jape 5 milion euro, vet qeveria shqiptare ka dhene 10 milion euro para te takspagueseve , pra fiks 25 milion aq sa kushton stadiumi, jo me 22 por me 30 mije vende.
Por te dashur miq, kjo eshte nje mega vjedhje patriotike sepse do te quhet Arena Kombetare dhe se po behet per ekipin kuq e zi, pra edhe ne kete rast kombetar, dhe se treti, perseri kombetar sepse Olsi per dy maj rrjesht ishte dronmeni i Beogradit! sb