Kjo video, ku policia braziliane qëllon për vdekje një person të dorëzuar, po bën xhiron e botës. Pamjet e tmerrshme shfaqin tre oficerë të policisë braziliane, të cilët ndjekin të arratisurin me makinën e bardhë.
Sapo arritën ta bllokojnë, oficerët nisën të qëllonin në drejtim të makinës. Në atë moment i dyshuari del nga automjeti dhe plagoset në këmbë. Pavarësisht se ai ishte dorëzuar dhe kishte ngritur duart lart, oficerët qëlluan disa herë në drejtim te tij duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes oficerët u larguan me shpejtësi nga skena e krimit. Policia braziliane është përfshirë disa herë në incidente të tilla, ku ka qëlluar për vdekje persona të pafajshëm apo të paarmatosur./ Tv Klan
https://www.youtube.com/watch?v=UwG0mtA9f-s