Djaloshi 19-vjeçar i palgosur sot te Brryli në Tiranë ka qenë viktimë aksidentale, pasi të shtënat nuk kanë qenë për ndonjë sherr.
Ai është plagosur pa dashje nga një person, i cili ka shtirë për të mbrojtur fëmijën e vet.
Djali i vogël është sulmuar nga një qen i racës pitbull, i cili e ka kafshuar.
Babai i djalit, i cili ka pasur armë, e ka nxjerrë atë dhe ka qëlluar mbi qenin deri sa e ka vrarë.
Një nga plumbat ka bërë rikoshet dhe ka plagosur djalin 19-vjeçar, V.V.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se i zoti i qenit nuk ka qenë i pranishëm.