Vladimir Gjuta është liruar sot nga burgu i Elbasanit, ku qëndronte prej muajsh.
Lirimi vjen pas vendimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pushoi procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.
Këta shtetas, së bashku me disa të tjerë, për të cilët janë pushuar hetimet më parë, kanë qenë të dyshuar si autorë të shpërthimit të tritolit të telekomanduar në biznesin “Farmaci” të Bashkim Tahirit, si edhe vendosjen e lëndës plasëse pranë një stacioni autobusi në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.