Në Dragash të Prizrenit, Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit së të shtunës ka zbuluar në pyllin e fshatit mbi 200 bimë kanabisi të mbjella në tokë e në gota plastike.
Siç bëhet e ditur në raportin e PK-së, 12 bimë ishin të mbjella në tokë, ndërsa 207 copë bimë tjera ishin të mbjella në gota plastike e të cilat dyshohet se janë të llojit kanabis sativa.
“Në konsultim me prokuronin në cilësi të provave materiale janë marrë disa mostra, ndërsa bimët tjera janë asgjësuar”, njofton PK, raporton Koha.net. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.