Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Sabri Vokshi, banues në Shkozet ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Pavarësisht se ishte në kërkim nga policia ai fshihej në zonën e plazhit, në Durrës.
Ndaj tij gjykata e Apelit Vlorë në datën 19 prill të 2016, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai është arrestuar fillimisht në 22 mars në Fier, bashkë me dy të rinj të tjerë, ku po transportonin 106 doza kanabis, me një makinë tip “Renault”, me targë AA 183 KT, nga Tepelena në Durrës. Gjykata Vlorës e ka lënë në arrest shtëpie, por i riu pas këtij vendimi ka humbur gjurmët ndaj policisë.