Ka përfunduar tashmë edhe numërimi votave për anëtarët meshkujt për kryesinë e re të PS. Në garë për postet ishin 17 kandidatura dhe janë përzgjedhur përmes votimit 13 prej tyre. Kjo është dhe lista e emrave që do të përbëjnë kryesinë e re të Partisë Socialiste. Ajo do të ketë 28 anëtarë, duke përfshirë 13 burra, 7 gra dhe 8 drejtuesit e sekretariateve.
Në përbërjen e kryesisë së re do të jenë dy kryebashkiakë, ai i Tiranës dhe Durrësit, ndërsa kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini ka mbetur jashtë kryesisë. Po ashtu deputetët Eduard Shalsi dhe Ulsi Manja nuk do të jenë pjesë e kryesisë së re të PS. Sakaq, Gramoz Ruçi u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm me 271 vota.
Anëtarët meshkujt të kryesisë së re PS:
Pandeli Majko 241 vota
Blendi Klosi 241 vota
Erion Veliaj 236 vota
Saimir Tahiri 234 vota
Fatmir Xhafaj 214 vota
Niko Peleshi 214 vota
Ditmir Bushati 219 vota
Taulant Balla 208 vota
Erion Braçe 208 vota
Damian Gjiknuri 210 vota
Armando Subashi 177 vota
Arben Ahmetaj 216 vota
Vangjush Dako 181 vota
*Ulsi Manja, Besnik Bare, Eduard Shalsi dhe Qazim Sejdini mbesin jashtë kryesisë së Partisë Socialiste.
Anëtaret femra të Kryesisë së Re të PS:
Eglantina Gjermeni 226 vota
Mimi Kodheli 219 Vota
Vasilika Hysi 197 vota
Lindita Nikolla 177 vota
Evis Kushi 167 vota
Olta Xhaçka 166 vota
Valentina Leskaj 163 vota
Gjatë punimeve në Asamblenë Kombëtare të PS, Namik Dokle, Arta Dade janë dorëhequr nga kryesia teksa Ben Blushi nuk ka qenë pjesë e listës së kandidatëve.
Në total, votat në Asamblenë Kombëtare të PS janë 286, teksa për meshkujt nuk kanë votuar 16 persona.
Pritet që tashmë të nisë numërimi i votave edhe për drejtuesit e sekretariateve si dhe më pas zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të PS, ku kandidon i vetëm Gramoz Ruçi.