Përmes një mënyrë origjinale, një çift të rinj të fejuar, shpërndanin ekstazi dhe drogëra të tjera duke e kamufluar atë me kokrra me logon e “Whatsapp”.
Policia italiane ka vënë në pranga Xhesika Kaftiranin, 22 vjeçe dhe të fejuarin e saj, italianin 26 vjeçar Xhovani Nikastro.
Menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve, policia ushtroi kontroll në banesën e tyre, ku u gjetën qindra doza të tjera ekstazi, disa doza kokaine, materiale për prerjen e drogës dhe një peshore profesionale.