Pas dy videove të sherrit me femra, që u shpërndanë në mediat sociale dhe komenteve se Françeska Jaçe ndiqet nga Policia, duket se 22-vjeçarja vazhdon jetën e saj shumë normalisht, por tashmë jashtë vendit, pikërisht në Milano (Itali).
Françeska pohon se pasi ka festuar njëvjetorin e lidhjes me të dashurin e saj, ata kanë vendosur të jetojnë atje, duke e lënë përkohësisht Shqipërinë.
“Tashmë i jam përkushtuar lidhjes që kam dhe bashkëjetesës në Milano. Arsyeja? Nuk më pëlqen shumë jeta këtu në Shqipëri, ndaj kam vendosur të jetoj atje”. Pyetjes se çfarë jete bën aktualisht ajo i përgjigjet: “Të jetosh në Milano dhe të mos bësh shopping është çmenduri, por jeta ime është sa luksoze, aq edhe e zakonshme, duke theksuar këpucët e shtrenjta, të cilat i blen me çdo kusht.
Ndërsa pyetjes se çfarë marrdhënieje ka me partnerin pas atyre që kanë ndodhur, ajo i përgjigjet: “Jetoj si në përrallë. Ne bashkëjetojmë, jemi gati si të fejuar apo të martuar, pra na mungon vetëm dokumenti i gjendjes civile”. Ajo thotë se kanë dhjetë vite diferencë në moshë, diferencë që në marrëdhënien tyre nuk e ndiejnë aspak.
Në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media se i dashuri i saj ka qenë i martuar më parë, ajo përgjigjet: “Jo, s’është aspak e vërtetë, gjithçka ka qenë abuzim, pasi gjendja civile e të fejuarit tim është ‘beqar’, dhe e theksoj që kurrë nuk ka qenë i martuar. Sa për martesë me të për momentin jo, nuk kam plan për martesë. Qëllimi im është ndjekja më tej e studimeve të larta master dhe karriera në televizion më pas, pasi kam dëshirë të marr pjesë në spektaklin e Vera Grabockës “Dance with me”. Jam në bisedime dhe shpresoj të realizohet.
Ajo thotë se ndihet shumë e përkëdhelur nga i dashuri, i cili për 1-vjetorin e lidhjes i dhuroi një makinë “Golf 6”, versioni më i shtrenjtë i Golf-it, që kushtoi 16 mijë euro.