Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në Facebook në lidhje me akuzat që vijnë nga selia blu për abuzime me projektin e stadiumit të ri kombëtar, lideri i opozitës Lulzim Basha ëhstë kundërpërgjigjur nëpërmjet një postimi në Facebook. Basha shkruan se qytetarët kërkojnë stadium për kombëtaren dhe jo biznes për mikun e kryeministrit. Duke i’u përgjigjur Ramës, Basha ironizon teksa thotë se kreu i mazhorancës po merr meritat edhe për kualifikimin e kombëtares në evropianin e Francës.
Ja postimi i plotë i Bashës:
Duhet mbajtur mend e fiksuar mire se sot budallalleku i nje kryeministri kaperceu cdo vrapim me pengesa per te zene vendin e pare ne galerine e tuhafeve te motos; cme duhet mua se cfare them une. Sot Edi Rama shpalli se ai e paska cuar kombetaren ne finalet e europianit. Pa droje fare e beri te veten dhe kete merite, si te qe tender apo koncesion. Po ia plasin gazit i madh e i vogel, packa se ky qendrim eshte i rende dhe hedh poshte mundin, sakrificen, talentin e djemve te kombetares, te ekipit, stafit drejtues. Edhe ata qe presin topat pas porte e dine cfare kontributi ka Edi Rama ne kete histori suksesi. Po te deshperuarit bejne deklarata te deshperuara. Pasi e ngjiti Shqiperine ne krye te listes europiane te droges, me tahirin, shullazin e habilajt, pasi instaloi korrupsionin ne cdo zyre, pasi e beri vendin me te inkriminuar ne planet, pasi futi skamje e varferi ne popull, e vete me banden e hajduteve kapi majat e luksit, me gjithe kete bilanc te zi qe eshte drejperdrejt puna e vepra e tij, rreket ta vere emrin te e vetmja gje e mire qe ka ndodhur, dhe thote se ai e paska derguar Shqiperine ne France 2016. Marifet i dale boje per te larguar vemendjen nga plaget e medha te shoqerise. Shqiptaret shohin se si ky kumbar ngriti nje perandori krimi me Shullazin, me zhvatje, plackitje, me eksploziv e arme te koka, ky bertet reforma. Shqiptaret duan stadium, e jo biznes per mikun e Rames qe behet pronar i mijera metrave ne zemer te Tiranes, ky thote kombetarja. Shqiptaret shohin se si vjedhja qeveritare behet cdo dite me thase, ky thote rilindje. Sa per shijet estetike, keto tashme i dallojne qarte te gjithe. Ato te Rames nisin te gjirizet e erreta te rruges se Kavajes ku kishte zyrat banda e tij e preferuar e perfundojne te komisari i jugut qe dikush e ka shpallur armik te ujit dhe sapunit.