Britania e Madhe, veçanërisht qyteti Stratford-upon-Avon, të shtunën do të përkujtojë 400-vjetorin e vdekjes se njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës angleze dhe letërsisë botërore, William Shakespeare, i cili vdiq më 23 prill 1616.
Më shumë se pesë milionë njerëz nga e gjithë bota priten të vizitojnë qytetin Britanik dhe shtëpinë e Shekspirit në Anglinë Qendrore.
Aktorët e famshëm britanikë Judi Dench, Helen Mirren, Ian Makelele, Benedict Cumberbatch dhe Joseph Fajnes do të interpretojnë pjesë të shkrimtarit anglez në Teatrin mbretëror Shakespeare, që ka të ftuar dhe Princin Çarls i Britanisë.
Spektakli “Shakespeare Live” do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion dhe kinema në të gjithë Evropën, citohet BETA.
Shakespeare (1564-1616) konsiderohet si shkrimtari më i madh në gjuhën angleze dhe dramaturg i njohur botërisht.
Opusi i veprave të Shekspirit, ruajtur deri më sot përbëhet nga 38 drama, 154 sonetë, dy poezi të gjata narrative, dhe disa pjesë te tij teatrore që janë përkthyer në shumë gjuhë në të gjithë botën.