Deputeti Ben Blushi ka ashpërsuar edhe më tej tonet kritike ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Edhe pse jo në mënyrë të prerë, Blushi ka paralajmëruar formimin e një partie të re të cilën sipas tij e kërkon Shqipëria.
“Shqipëria po e mendon këtë gjë më shumë se unë. Po e mendon si të gjejë një rrugë shpëtimi nga PD dhe Rilindja, edhe ju këtu se jeni votues para se të jeni gazetar. Rilindja dhe PD janë dy fatkeqësi kombëtare. Njëra kërkonë të armatos njerëzit, rilindja ëhstë parti kanabiste. Shqipëria ka nevojë për ofertë të re, nuk e di kush do ta gjejë”, tha Blushi.
Për deputetin Ben Blushi sekretarët e rinj dhe anëtarët e kryesisë së PS janë mediokër të rilindjes siç u shpreh ai. Ai ka shkuar deri aty sa tha se pjesë e strukturave të reja drejtuese janë bërë kanabistët dhe ata që propozuan legalizimin e hashashit, duke iu referuar emrit të Koço Kokëdhimës.
“Nuk mund të isha pjesë e kryesisë edhe nëse propozohesha. Kjo është kryesia e “rilindjes” jo e PS. Rilindja është lavatriçe mediokriteti. E dini si janë futur njerëzit në këtë kryesi, duke mbushur kutitë. E dyta duke bërë tendera. I vetmi propozim ekonomik që ka bërë rilindja është legalizimi i kanabisit.
Socialistët e vërtetë nuk pranuan të jenë pjesë e kryesisë së rilindjes. E kësaj lavatriçeje gjigande të mediokritetit. Në këtë asamble ka ende kriminelë”, tha më tej Blushi.
Sipas Blushit edhe në këtë Asamble të PS ka ende kriminelë.