Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për disa prej personave, të përfshirë në skemën mashtruese të ilaçeve, e njohur ndryshe si “Farmacia 1”. Këta persona, përfshirë zyrtarë dhe farmacistë, kanë qenë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.
Në përfundim të procesit gjyqësor për një pjesë të personave të përfshirë në këtë skemë, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin, si më poshtë:
1.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hysni Roci per vepren penale te « mashtrimit » te kryer ne bashkepunim dhe me shume se nje here parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe denimin e tij me 6 vjet burgim.
2.Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Xhuvani per vepren penale te « shperdorimit te detyres » te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 248,25 i K.Penal dhe denimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burgim.
Ne baze te nenit 35 te K.Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar funksione publike per nje periudhe prej tre vitesh.
3.Deklarimin fajtor te te pandehures Edlira Mara per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 248,25 i K.penal dhe denimin e saj me 3 vjet burg.
Deklarimin fajtor te te pandehures Edlira Mara per vepren penale te “Falsifikimit te dokumentave” parashikuar nga neni 186/3,25 te K.Penal dhe denimin e saj me 2 vjet burg.
Ne bashkim te denimeve ne baze te nenit 55 te K.Penal denimin e te pandehures Edlira Mara perfundimisht me 5 vjet burgim.
Ne baze te nenit 35 te K.Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar funksione publike per nje periudhe prej tre vjetesh.
4.Deklarimin fajtor te te pandehures Frida Lamce per kryerjen e vepres penale te “Falsifikimit te dokumentit”, parashikuar nga neni 186/3,25 te K.Penal dhe denimin e saj me 1 vit e 9 muaj burgim.
Ne zbatim te Nenit 59 te K.Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per pjesen e mbetur duke e vene te pandehurin ne prove per nje periudhe kohe prej 18 muajsh.
Ne baze te nenit 35 te K.Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar funksione publike per nje periudhe prej 1 viti.
5.Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatbardh Budo per vepren penale te “Falsifikimit te dokumentave” parashikuar nga neni 186/3, 25 i K.Penal dhe denimin e tij me 2 vjet burgim.
6.Deklarimin fajtor te te pandehures Mimoza Tufi per vepren penale te “mashtrimit” ne bashkepunim parashikuar nga neni 143/2 i K.penal dhe denimin e saj me tre vjet burgim.
Ne zbatim te Nenit 59 te K.Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim duke e vene te pandehurin ne prove per nje periudhe kohe prej 18 muajsh.
Ne zbatimi te nenit 39 te K.Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar profesionin e drejtuesit teknik per nje periudhe kohe prej 1 viti.
7.Deklarimin fajtor te te pandehurit Arens Spahiu per vepren penale te “mashtrimit” ne bashkepunim parashikuar nga neni 143/2 i K.penal dhe denimin e tij me tre vjet burgim.
Ne zbatim te Nenit 59 te K.Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim duke e vene te pandehurin ne prove per nje periudhe kohe prej 18 muajsh.
Ne zbatimi te nenit 39 te K.Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar profesionin e drejtuesit teknik per nje periudhe kohe prej 1 viti.