Për disa njerëz, ngjitja në male është kënaqësi kur bëhet në këmbë duke ecur nëpërmjet shkëmbinjve, por për disa të tjerë ajo çfarë ka rëndësi më së shumti është arritja e majës, me ashensor.
Nëse jeni një person që e pëlqen ngjitjen me ashensor, ky ashensor në Kinë është më i mahnitshmi që keni parë – dhe më i frikshmi, gjithashtu.
Disa fotografi të publikuara në DailyMail shfaqin liftin e frikshëm në Kinë, i cili është i ngjitur në skajin e një shkëmbi, duke dhënë kështu një pamje mahnitëse të pyllit dhe shkëmbinjve në zonën “Wulingyan” në Kinë, transmeton Gazeta Express.
Kjo zonë e famshme turistike pritet të bëhet edhe me kalimin më të gjatë prej qelqi, në muajt e ardhshëm.