Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj, zhvilluan një takim me studentët beratas, që vazhdojnë studimet e tyre në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentët nga Berati, Meta theksoi se ata duhet të jenë krenar për origjinën e tyre dhe se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të bëjë edhe më shumë për këtë qytet në mënyrë që të ndihen edhe më shumë krenar.
Duke folur për kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, ai theksoi se Petrit Sinaj është drejtimi i duhur, pasi ai ka eksperiencën e mjaftueshme në qeverisjen vendore për të filluar nga puna që në datën 22 qershor.