Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para pak çastesh ka përmendur raportin konfidencial të EULEX-it, i publikuar nga emisioni “Puls”, respektivisht nga gazetari, Mefail Bajqinovci.
Kurti ka potencuar se si ky raport tregon për lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me ato të PDK-së, transmeton zeri.info
“Se shteti është i kapur, tregon ky raport”, është shprehur deputeti i LVV-së.
-PDK dëshiron kontroll të plotë të Gjykatës Speciale
-PDK ka qëllim të shkojë në zgjedhje parlamentare në muajt e parë të 2016
-Të lirohet “Grupi i Drenicës
-Gjykata Special të formohet në janar 2016
-PDK të ketë ndikimin e saj në strukturës e Gjykatës Speciale
– Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, raporti tregon se ai është duke punuar vazhdimisht që të bëhet president
– Qëllim tjetër i Hashim Thaçit është që të qëndrojë sa më larg procesit të formimit të Gjykatës Speciale duke pasur Hajredin Kuçin si njeri të vetin për kandidat për kryeministër në vitin 2016-të.
-Raporti përshkruan Kadri Veselin si shumë të interesuar që të jetë kryeministër në vitin 2016
– Në këtë raport flitet për ish-kreu i divizionit ekzekutiv i cili dështoi të bëhet shef i EULEX-it. Mason është duke u përpjekur që në çdo mënyrë të marrë pozitën e shefit të Gjykatës Speciale duke e negociuar këtë më Hajredin Kuçin dhe Kadri Veselin për t’i ndihmuar në lobim