Mbi bazën e Operacionit ”Roja i Gjelbër”, Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 3 persona për Prerje të Paligjshme të Pyjeve, e kryer në bashkëpunim.
Arrestohen në flagrancë nga Policia, shtetasit e quajtur:
- Avni Dula, 49 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë.
- Sadik Bashaj, 31 vjeç, banues në Sarandë (i dënuar më parë për vjedhje).
- Misto Apostoli (Myftari), 52 vjeç, banues në Qafë Gjashtë Sarandë.
Shërbimet e Policisë së Delvinës, në bazë të këtij operacioni, kanë bërë të mundur konstatimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre tre shtetasve, për arsye se:
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke prerë pyjet e malit të Skërficës nëpërmjet dy motor-sharrave me benzinë.
Këto lëndë drusore të prera (rreth 4m3), ishin të vendosura në automjetin tip Furgon-Benz, me targë: AA 951 FM, në pronësi të shtetasit: Avni Dula.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– automjetin tip Benz me targë: AA 951 FM,
– 2 motor-sharra me benzinë,
– 4m3 drurë të prera.