Ka rreth një muaj që nuk kanë ndodhur raste të sulmeve e djegieve të veturave si edhe sulme të tjera me shishe molotovi. Si për koincidencë kaq kohë po bëhen edhe nga përçarja e bllokut opozitar i përbërë nga Levizja Vetëvendosje dhe AAK e Nisma, thotë eksperti i Sigurisë.
Përgjegjëse për djegien në mënyrë të organizuar të veturave zyrtare dhe sulmet me “molotov” ndaj institucioneve është konsideruar Lëvizja Vetëvendosje, por kjo e fundit vazhdimisht i ka mohuar këto pretendime publike të përfaqësuesve të caktuar të pozitës.
Në Vetëvendosje thonin se sulmet po kryhen në formë të paorganizuar nga ana e qytetarëve të pakënaqur me qeverisjen në vend.
Por, Burim Ramadani, ish-deputet i AAK-së, dhe njohës i çështjeve të sigurisë, përmes një komenti në Facebook, ngre dilemën nëse është e rastësishme ndalja e këtyre sulmeve.
Duke mos përmendur me emër Vetëvendosjen, por duke aluduar në ta, Ramadani thotë se e vërteta e atyre sulmeve është se ideologët e tyre mbetën të vetmuar.