Joseph Sepp Blatter, ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), i cili për shkak të skandalit korruptiv dha dorëheqje dhe jo rrallë herë gjendej në qendër të vëmendjes së mediave, në moshën 80 vjeçare të jetës së tij bëhet gazetar.
Dy herë në muaj do të shkruaj editorialë për gazetën zvicerane Schweiz sam Sonntag.
“Editoriali i tij i parë do të jetë për futbollin. Blatter do të shkruaj edhe për sportet tjera, por edhe për politikën në sport”, tha Patrik Muller, kryeredaktori i gazetës Schweiz sam Sonntag.