FBI-së i kushtoi më shumë se 1 milion dollarë çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinos. Shefi i FBI, James Comey, ishte i pranishëm në “Aspen Security Forum” në Londër kur u pyet për një gjë të tillë.
“Sa shpenzuam? Shumë. Le të shohim, më shumë se çdo fitoj unë në krye te FBI deri në përfundim të mandatit dhe më kanë mbetur edhe 7 vite e 4 muaj”, deklaroi ai.
Paga vjetore e kreut të Byrosë Federale të Hetimeve është 181.500 dollarë dhe më një llogaritje të thjeshtë, me aq sa do të fitojë Comey deri në fund të mandatit të tij, i bie afërsisht 1.331.000 dollarë.
Ekspertët nga sektori privat ndihmuan FBI-në që të çkodonte telefonin, i cili ishte në qendër të një çështje ligjore mes qeverisë dhe “Apple”.
Çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinoi i siguroi FBI-së të dhëna që nuk i kishte më parë dhe ndihmoi autoritetet që t’i përgjigjeshin disa pyetjeve për hetimin që vazhdon. TCh