Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë thirrjet telefonike dhe mesazhet elektronike të Emiliano Shullazit dhe Saimir Tahirit.
Berisha duke iu referuar një mesazhi që ka marrë nga një gardian i burgut 302 ku po mbahet 38-vjeçari Shullazi, tha se vetë i akuzuari i ka dërguar SMS ministrit për të përgënjeshtruar Edi Ramën. Berisha tha se, Shullazi ka frikë se arrestimi i tij ka ardhur nga Policia e Shtetit dhe jo nga Prokuroria siç pretendon Tahiri.
“Gardiani dixhital: Jam roje te paraburgimi i Emiljano Shullazit, ju garantoj se mesazhi i Saimir Tahirit për të përgënjeshtruar Edi Ramën ia ka dërguar direkt Emiljano Shullazi, i cili ka dyshimet më të mëdha se ia ka bërë policia i cili nuk beson se ajo ishte një grackë eprokurrisë siç e paraqesin mediat, pasi kërcënoi saje qorrin se do të nxirrte gjithçka për të”, tha Berisha.
Për këtë arsye, ish-Kryeministri i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla që të nisë hetimet dhe të verifikojë bisedat telefonike dhe mesazhet e Emiliano Shullazit dhe Saimir Tahirit.
“I bëj thirrje prokurorit, të sekuestrojë të gjithë trafikun e thirrjeve dhe mesazheve të komunikimit të Emiljano Shullazit, të gardianëve, të Saje Qorrit dhe Emil Shullazit. Me këtë rast, Prokuroria do të gjejë një nga çelësat e të vërtetave mbi Shullazin. Rama tha këtu se kemi kërkuar përgjimin e tij, por nuk mund të binte Prokuroria në kurthin e tij. Në fakt Rama ra në kurthin e Prokurorisë dhe shërbimit sekret me rrëzimin e kërkesës. A e pyetët veten si ka mundësi që Saje Qorri të përgënjeshtroi në mënyrë flagrante Edi Ramën, ku tha se Shullazin e arrestoi Policia”, përfundoi Berisha.
Panorama