Pëllumb Xhufi, duke interpretuar deklaratën e kësaj të enjteje të ish-kryeministrit Sali Berisha, që u bëri thirrje qytetarëve që të armatosen kundër qeverisë, e cilëson atë si protagonist dhe prototip i modelit politik në vendin tonë.
Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Xhufi se në 25 vite, klasa politike i ka shkaktuar një dëm të madh vendit, jo vetëm material, por edhe moral.
“Ajo çfarë pamë sot në Parlament është turpi i radhës. Ka 25 vjet që marrim pjesë në skena të tilla, që emëtojnë egërsi, ndarje, përçarje dhe është rritur një brez i tërë, që janë rritur me jargë, ulërima, bërtitje, kërcënime dhe shohim të njëjtat fytyra. Ky është një nga protagonistët, askush s’e mohon këtë. Është bërë gati një luftë civile e stimuluar egërsisht nga persona të tillë. Lijeni në mizerinë e tij, këtë dhe të tjerët se nuk është vetëm. Ky është prototipi, dha modelin dhe përgjegjësia e tij është se vendosi një piketë dhe politika u vu në kërkim të modelit të tij. ky është shkaktari i të gjithave, të tjerët janë produkte dhe ne të gjithë vlerësojmë”, deklaroi ai.