Nga Spartak Ngjela
Sot drama e brendshme e Saliut shkoi deri në vetëvrasje.
Berisha iu kërkon atyre që ka vjedhur që të armatosen për të siguruar gjënë e vjedhjedhur prej tij. (!)
Ka bërë shkelje të madhe: ka shkelur nenin 222 të Kodit Penal me atë thirrje, me dënim deri në 10 vjet burgim
Po Rama?
Ky është rasti që të provojmë: e do apo nuk e do Reformën në Drejtësi Kryeministri Shqiptar? Dyshimet e ndërkombëtarëve janë që nuk e do këtë Reforme Rama. Prandaj s’e fut në Parlament.
Por, a do ta hapë procedurën për arrestimin e Berishës nën akuzën e nenit 222 të Kodit Penal?
Ta shohim ! Por ka dyshime edhe për këtë.
Pyetja është kjo:
Vjedhja më e madhe është bërë në Albpetrol. Naftë e grabitur në mënyrë banditeske.Pse nuk akuzon Saliu për këtë? Se ka Koçon kundrejt Rames dhe kërkon të neutralizojë Ramen më Koçon
Rama…ose me shqiptarët ose me Koçon dhe Saliun!
Në je në dyzim, dil nga ky qerthul…se nuk ka shpresë as Saliu as Koçoja.
Dil dhe nis akuzën kundër Saliut, në të kundërt je bashkëpunëtor me vjedhësit që kërkojnë të mbrojnë gjënë e vjedhur duke armatosur të vjedhurit. Kjo është kohë guximi dhe jo frike. Si mund te ketë frikë një kryeministër që ka mbështetje absolute nga politika amerikane?
Nuk ka më kohë, shqiptarët kërkojnë europianizimin e tyre. Të gjithë vjedhësit janë trembur, pse po i merr seriozisht ti Rama?
Fute projektligjin e Reformës në Parlament Rama, se është politika amerikane në atë draft!… Kush do ta votojë kundër? Asnjë. Prandaj nuk futet. Rama! Ti ende nuk e kupton se po vepron si me Nishan ziun që nuk pranove të vije kandidaturë të dytë apo të tretë në zgjedhjen e presidentit? Çfarë po kërkon? Mos po kërkon t’i çosh prapë shqiptarët në nje çezëm pa uje?
Tani që Saliu do të bëjë kryengritje për të siguruar vjedhjet e tij dhe të families së tij, ka vetëm një rrugë: futjen urgjente të Reformës në Parlament. Kjo është prova. Sali Berisha kërkon të terrorizojë shqiptarët dhe t’i thotë politikës amerikane që unë “hedh Shqipërinë në erë ” nëse më cenoni te vjedhja ime. Berisha ka krime të shumtë në shpinë dhe po e mudon Hija e Bankos. Mos ju duket çudi, sepse hijen e Bankos
e shihte vetëm Magbethi.
Rama, mos u bëj palë me ose pa dashje me ata të cilëve iu është shfaqur Hija e Bankos.
Ta shohim si do veprojë ky Kryeministër pasi ka firmosur me FBI – në amerikane…