Zbardhet plagosja me armë zjarri ndodhur ne Thethe.
Arrestohet autori dyshuar i plagosjes. Sekuestrohet arma e krimit.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Theth Shkodër me datë 21.04.2016 rreth orës 06:45, ku është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale N.T 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhej në fshatin Thethë pasi jetonte në shtëpinë e bashkejetueses së tij shtetases me iniciale D.D, 48 vjeçe ju informojme se:
Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se ne trupin e të dëmtuarit u konstatohen dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri , ku si pasoje edhe pas ndihmës së marrë mjekesore vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore ne spital.
Grupi hetimor në përbërje të Specialistave të Sektorit të Krimeve të Rënda , Komisariatit të Policisë Shkodër bënë lokalizimin e vëndin të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
4 (katër) gëzhoja , model 56 kalibri 7.62 mm.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në flagrancë e autorit të ngjarjes, shtetasit:
•Florian Kodra , 19 vjeç banues në Thethë Shkodër .
Këtij shtetasit iu sekuestrua arma e krimit automatiku kallshnikov.
Shkaku i plagosjes per motive te dobeta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” , Neni 78-22 , e 278 i Kodit Penal.