Tratativa e Milanit me grupin kinez për shitjen e klubit për 700 milion euro vijon me shpejtësi dhe akordi mund të vijë për çështje ditësh.
Dhe duke lexuar llogaritë e kuqezinjve kuptohet pse është e nevojshme që operacioni të kryhet shumë shpejtë.
Në 3 vitet e fundit shoqëria Fininvest që është aksionerja kryesore, ka injektuar në arkat e klubit rreth 300 milionë euro.
Sipas përllogaritjeve të Calcioefinanza.it nga viti 1985 deri në vitin 2015, familja Berluskoni ka investuar gjithsej te Milani 865 milionë euro. Duke përllogaritur fitimet, gjatë këtyre viteve, shifra e humbjeve zbret në 785 milionë euro.
Në 30 vite, Milan ka humbur 25.33 milion euro në sezon. Aksionerët kanë ndërhyrë me injektimin e 27.91 milionë eurove çdo sezon në arkat e klubit.
Ja pra, këto janë arsyet pse Berkuskoni po e shet Milanin, dhe akordi duket mjaft afër me kinezët.