Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian (Eurostat) ka bërë të ditur se vendet e BE-së u kanë dhënë azil mbi 330.000 emigrantëve vitin e kaluar.
Shifra është 72% më e lartë se në vitin 2014.
Rreth gjysma e përfituesve të azilit, përkatësisht 166.100 veta janë shtetas sirianë, pastaj 27.600 janë nga Eritrea dhe 23.700 nga Iraku.
Gjermania ka miratuar shumicën e kërkesave për azil. Suedia ka qenë e dyta, pastaj Italia, Franca, Britania, Austria dhe Holanda.
Vendet e Bashkimit Evropian që kanë pranuar më pak se 100 veta, përfshijnë Kroacinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Slloveninë dhe Sllovakinë.
Mbi një milionë veta, shumica nga Lindja e Mesme, kanë arritur vitin e kaluar në Evropë.