Debati për Emiliano Shullazin ka prodhuar dhe batuta, e teksa Kryeministri Rama po i përgjigjej një replike të Jozefina Topallit, në sallën e parlamentit ka ardhur Berisha. Ai menjëherë i ka thënë Ramës nga vendi se përse nuk i përmend emrin.. kjo ka sjellë dhe përgjigjen e Ramës…
Rama: Dëgjova Jozefinë kur fole për gjobat dhe kur pasionit tënd politik i dhe argumente të cilat në fakt vlejnë për të kundërtën. Ky personazh u bë i njohur në kohën e kryeministrit tënd. Gjobat që thuhen e dalin e përthuhen njëra pas tjetrës, i përkasin kohës së kryeministrit tënd në të shumtën e herës së tyre.
Berisha: Përmendja emrin… pse s’ja përmend emrin?!
Rama: Rri mendoj ca do bëje ti po të mos kish ky vend kriminelë dhe mos të kishe ra në facebook në kët moshë.
Berisha: Pse nuk ia përmend emrin?
Edi Rama: Ajo që po të them ty dhe po ua them të gjithëve është që shqiptarët nuk i merrni dot prej hunde. Për qëllime politike patjetër që mund të thuhet se Shullazin e ka arrestuar Saliu.
Jozefina Topalli: Po patjetër që ai e arrestoi.
Edi Rama: Epo mirë të vijë këtu Berisha dhe të thotë si e arrestoi.