Gazetarja Fjodora Fjora ka sjellë në Opinion edhe modelin tjetër të femrës, që ajo e quan modeli i pjeshkëzimit, që është modeli i femrës që kërkonn t’i arrijë gjerat jo në mënyrë korrekte si duhen fituar…
“Sepse ne jemi mësuar me modelin e femrave të lehta dhe ky është problem i shoqërisë shqiptare, mentalitetit tonë. Femrat që mbushin jetën tonë sociale të bukuris së Tiranës dhe ato femra që kanë heq dorë nga të qenit të sukseshem por përmes imazhit të tyre të arrijnë gjithçka në jetë, nëse në 20 vjetët e fundit jemi përpjekur të ndërtojmë një imazh për të dhënë të kuptuar këtyre gocave që s’është e lehtë, këto vajzat janë shtuar së fundmi, zgjedhin mënyrën më të thjeshtë, jam e bukur edhe dua të…, është fatkeqësi e madhe, s’janë vetëm në rrjetet sociale janë edhe në pozicione drejtuese, është bërë model “pjeshkëzimi”, problemi është shumë i madh. Po flasim për një brez që po rritet pa lexuar, pa punuar”, tha Fjodora.