Televizioni Alsat-M, nw burime jozyrtare, mëson se është anuluar takimi i paraparë në Vjenë i liderëve të 4 partive më të mëdha të Maqedonisë.
Në takimin që duhej të mbahet te premten në residencen e BE-së në Vjenë, ku përveç eurodeputetëve Vajgëll , Kukan dhe Hoj të pranishëm do të ishin edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe Avio Orav, si dhe Komisioneri për Zgjerim Johanes Han, duhej të shqyrtoheshin mundësitë për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.