Një këngëtare shqiptare në telashe me policinë. Bëhet fjalë për bukuroshen Zajmina Vasjarin. Burime nga policia thanë për “Panorama.al” se policia ka referuar materialet në prokurori ndaj Vasjarit, pasi kjo e fundit është denoncuar nga një grua me profesion notere.
Ngjarja ka si shkak një konflikt që ka përfunduar më pas me prishjen e studios ligjore të noteres nga këngëtarja Vasjari thanë burimet.
Dosja hetimore është dërguar në Prokurori dy ditë më parë, ndaj Zajmina Ago Vasjarit, 29-vjeçare.
Sipas burimeve të “Panorama.al” ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, nga Suela P., banuese në Tiranë.