Dy të rinj kanë përfunduar pas hekurave, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 19-vjeçar.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se Geraldo Meta, 19 vjeç, dhe 18-vjeçari K. Z., ditën e djeshme, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Babrru”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë, shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
BW