Pas mbledhjes së parë të Këshillit NATO-Rusi në shumë vite, kreu i Aleancës u shpreh pesimist për mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre. “Kjo është ende e pamundur”, tha Jens Stoltenberg, duke cituar si shkak për këtë shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Moskës.
Gjithsesi ai e vlerësoi atmosferën në takimin e parë të këtij lloji që prej aneksimit të Krimesë nga Ukraina në fillim të vitit 2014.
“Mendoj se patëm një takim të sinqertë dhe të frytshëm. NATO dhe Rusia kanë mosmarreveshje të thella dhe të vazhdueshme dhe takimi i sotëm nuk e ndryshoi këtë”, deklaroi Stoltenberg.
Ai rikonfirmoi mbështetjen aktive ndaj separatistëve në rajonet lindore të Ukrainës dhe përsëriti se Aleanca nuk e njihte administratën ruse në Krime.
“Aleatët nuk e njohin aneksimin e paligjshëm të Krimesë. Ne theksuam se intensifikimi i shkeljeve të armëpushimit në lindje të vendit është thellësisht shqetësues, ashtu si edhe incidentet e rralla që shënjestrojnë monitoruesit e OSBE”, vijoi Stolkenberg.
E megjithatë Stoltenberg shtoi se do t’i ruanin të hapura kanalet e komunikimit me Rusinë në mënyrë që të reduktonin rreziqet në incidentet e lidhura me mbrojtjen.
Ndërkohë, zv.minsitri rus i Mbrojtjes, Anatoly Antonov, tha për mediat ruse se përballë rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s në vendet e Europes Lindore, Moska po ndërmerr masa parandaluese duke fuqizuar mbrojtjen në kufijtë perëndimorë të vendit.
Antonov i cilësoi si mjaft të rrezikshme planet e NATO-s por theksoi se nuk do të bëheshin pjesë e asaj që e quajti një garë armësh, pavarësisht se kush ja impononte këtë.
TCh