Një efektiv i policisë është arrestuar në Tiranë pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Edmond Karaj, 43 vjeç me detyrë në Seksionin e Objekteve në Komisariatin numër dy në Tiranë, përplasi një automjet me targë AA963 IZ në rrugën e Kavajës, teksa drejtonte i dehur automjetin tij me targë TR 8484 H.
Efektivi u ndalua nga forcat e policisë dhe nga testi i alkoolit rezultoi i dehur. Arrestimi i tij u krye për veprat penale, “Largim nga vendi i ngjarjes” dhe “Dëmtim i mjetit ne gjendje te dehur” parashikuar nga nenet 273 dhe 291 të Kodit Penal.