Qumështi i prodhur nga turpi njerzor është unik në të gjithë mbretërinë e kafshëve. Ai përmban rreth 200 lloje sheqernash, dyfishin krahasuar me ata të lopës. Qymështi i gjirit është i pari produkt që konsumohet nga foshnjet, por shumë nga molekulat e sheqerit nuk nuk shërbejnë nevojës së fëmijës për ushqimi.
Të sapolindurit vijnë në jetë pas asnjë bakter në stomak, por pak ditë nga lindja ata kanë miliona dhe pas një jave, miliarda. Sheqerenat e qumështit janë përbërësi i parë, me të cilat ushqehet këto baktere. ”Funksionomi i parë i qumështit të gjirit është favorizimi i kolonizimit të stomakut me grup specifike bakteresh, që të mund të tresin këto molekula sheqeri”.
Qumështi i gjirit ndihmon dhe në forcon edhe sistemin imunutar tek fëmija. Ai është i pajisur me antitrupa dhe molekulat e tij, ngadalësojnë rritjen e baktereve të rrezikshme dhe koordinojnë aktivitetin e qelizave të bardha.
Një muaj pas lindjes së fëmijës, kur sistemi i tij imunitar fillon dhe përshtatet, përbërja e qumështit të gjirit ndryshon dhe niveli e antitrupave në të ulët në 90%. Por gjithashtu një rënie pësojnë dhe disa nga molekulat e e sheqerit, ndërsa rritet numri i yndyrnave dhe përbërësve që ndihmojnë në rritjen. Pavarësisht këtyre funksioneve bazike, fëmijët rriten të shëndetshëm dhe pa qumështin e gjirit, diçka që ngre pyetje mbi përfitimet e tij në afat të gjatë kohorë.
”Quështi i nënës, është një produkt miliona vjeçar, që është pjesë e evolucionit dhe që përmban ushqyes optimalë për të sapolindurit “, vendos në dukje nga autor i shkrimit, por ai shton pyetjen se për sa kohë është i nevojshëm?/tvklan.al