Tifozët e Tiranës Tifozët e Tiranës janë shfaqur problematikë në çdo vizitë të skuadrës së tyre në Korçë, me sherre e fyerje pa fund kundër Skënderbeut, shkulje stolash dhe incidente me policinë, por “halli” i ka bërë të ndryshojnë qëndrim, të paktën një pjesë e tyre. Sikur të mos mjaftojë fakti që nuk shohin titull që më 2009, situata bëhet më e rëndë nëse rivali kryeso i bardhebluve, Partizani, fiton titullin e parë pas 23 vjetësh. Kjo duket e papranueshme për një pjesë të tifozëve, të cilët kërkojnë nga skuadra e tyre që t’i lërë fitoren Skënderbeut.
Një fitore e bardhebluve nuk do t’u jepte kënaqësi të plotë tifozëve, pasi nga ajo do të përfitonte Partizani dhe “nderi” për të kuqtë është gjëja e fundit që mund të bëjë Tirana.
Gazeta Panorama Sport ka marrë disa postime tifozësh bardheblu në faqen e klubit Facebook, ku disa kërkojnë tolerim për Skënderbeun, por ka edhe nga ata që thonë se Tirana duhet të luftojë vetëm për vete.
Ja komentet e tifozëve, të publikuar pa asnjë ndryshim:
Ziga Ziga: Tirona me mire te luaje me te rinjte te kjo ndeshje, e ti ruaj forcat per derbin. Se piket e kesaj ndeshje nuk na duhen. Nuk eshte liru akoma ti bejme nder Partimo…
Joni Nijo: Objektivi jon i vetem eshte mosmarrja e kampionatit nga ana e mo… e keni detyrim moral tja lini Korces dhe te rrifni mo…. Do ti djegi shum fare sikur tja heqim ne kampionatin nga duret, kshuqe shifni e boni vet, neqoftese doni tifoza ne stadium hapjani porten ashiqare qe ta morin vesh ato.
Elvino Mema: Ato 25 vjet pa kampionat bojn si m… tu llap jo mo po te morin dhe kampionatin. Na e plotsoni vetem ket deshir per ke vit te pakten.
KliNti KliNton: Na e lini kete ndeshje ju tironsa, ce ne ja u lam ate vit kur binit nga kategoria. Na e beni nje nder kete radhe, respekte pe ju fan Skenderbeu.
Stiven Paco: Objektivi sezonal eshte mos te fitoj mo… kampionatin, kshu qe, hapeni porten.
Mikel Noti: Fitoni me Skenderbeun dhe Partizonin, keshtu e lani borxhin me ne tifozet.
Mirush Baholli: I bojm thirje klubit te mos luj te hapi porten qe mos te marri kampionatin Portimo…
Cun Tirone: Kthejini borxhin Korces…mos harroni 2-3 qe fitum at vit nkorc kur ishim tu ra nga kategoria. Objektivat tona kan ik me koh, as Europen se kapim dot. Me mir ta morin korcaret sesa mo…
Tiron A Ntonio: Duhet me humb se pastaj e merr mo… kupen.
Ton Beka: Nese s’fitojm kampjonatin s’na intereso kush e fito me kusht qe mos ta fitojn morrat. Nuk them hapni ko… per Korcen e thyjini per mo.., por ene po u rrafet nga Korca s’merzitena, por me morrin s’dum as barazim. Jeni cuna tqut, ene mytni mo…
Tedi Topalli: Ta humbim ndeshjen qe te mos fitoje Partizani titullin, fitojm derbin pastaj dhe mendojme per vitin tjeter qe te heqim mo… qe kemi ne ekip.
Alma Kobellari: Jam nje nga tifozet me te zjarta te Tiranes dhe ndihem keq te shohesh Tiranen ne keto pozita pa objektivin titull. Dhe kjo eshte Hera e par qe mendoj se Tirona ime duhet ti lere ndeshjen Korces per 2 arsye, e para qe mos fitoj Partizani kampionatin dhe e 2 te lajm borxhin kur ata na lane ndeshjen ne Korce para 2 vitesh dhe shpetuam renien ne kategorin. Ju si Mendoni se ndoshta gabohem?
Mirush Baholli: Hapni porten
Elio Kromidha: 1-2
Fatjon Dautaj: Ca jon kto komente mer lejani Korces. Ca tironsash jeni ju qe doni te rrifet ekipi i zemres. Te gjith kur lujn kunder Tirones thyjn komet ndersa ne ti falim. Ne kurr sna ka fal gjo njeri, ene parvjet Korca nuk lujti fort se e kishte siguru kampionatin, ne se kemi siguru Evropen. Korca ka fitu 3 her ket sezon me arbitra, ne ta falim? Tirona lu per veten e vet, nuk jena kish ku te falen Shkodra, Korca, Vlona, etj.