Medhi Benatia nuk është kundër rikthimit në Serie A, këtë herë te Juventus. Mbrojtësi maroken i Bayernit është nën kontratë me bavarezët dhe thotë se është i gatshëm të qëndrojë nëse klubi e dëshiron një gjë të tillë. Por, nëse Bayern mendon ta shesë, marokeni thotë se përsëri nuk do ta kishte problem.
“E ardhmja ime është e varur nga Bayern, nëse duan të më mbajnë, do të qëndroj. Nëse më kërkojnë largimin, atëherë do të iki”, thotë Benatia.
Ai u transferua në Munih pas një sezoni mjaft të mirë te Roma, por dëmtimet e shumta e kanë penguar të shprehet.
“Në Gjermani kam kaluar dy nga sezonet më të vështira të karrierës, nuk ia uroj askujt atë që kam kaluar”.
Ai ka qenë pranë largimit verën e kaluar, por thotë se Rummenigge nuk e lejoi. Tani Bayern mund të ketë ndryshuar mendim dhe Juventus është klubi i interesuar që mund të përfitojë.