Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në sheshin e një pallati në Kavajë. Debati ka degjeneruar nga konflikti verbal në atë fizik, burri e ka qëlluar gruan në sy të fëmijës që ndodhej me ta.
Nuk ka të dhëna se cila është marrëdhënia mes tyre, por pamjet tregojnë qartë dhunën e ushtruar ndaj gruas. Pas burri e ka goditur, gruaja i ka përplasur telefonin në shesh, ndoshta mund të jetë një debat për çështje mesazhi apo xhelozie. Në fund gruaja largohet dhe fëmija e ndjek nga pas e tronditur pasi ka parë këtë skenë të rëndë për moshën e saj dhe është për të ardhur keq që të rriturit, qofshin këta burrë e grua apo dhe nëse kanë relata të tjera, të zihen në prani të një të mituri.
https://www.youtube.com/watch?v=p8TyRc8JV28