Procesi zgjedhor në Universitetin e Tiranës po vijon normalisht dhe deri në mesditë nuk është raportuar asnjë problematikë. Studentët po votojnë normalisht në Fakultetet e tyre, për të zgjedhur strukturat drejtuese.
Disa studentë pretendojnë se kanë parë fotografime të votës, por askush nuk ka pranuar të denoncojë publikisht ndonjë rast konkret.
Një grup studentësh në Universitetin Politeknik zhvilluan një protestë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë procesin zgjedhor. Sipas studentëve protestues, bojkoti është zgjidhja më e mirë, pasi vota e tyre nuk përbën asnjë diferencë në këto zgjedhje.
Studentët thonë se këto zgjedhje nuk do të sjellin asnjë ndryshim si për cilësinë, tarifat dhe kushtet e ambienteve ku ata zhvillojnë mësim.