Jose Mourinho do të jetë trajner i Anglisë, por vetëm për një ndeshje humanitare
Strategu portugez, Jose Mourinho do t’i rikthehet detyrës së menaxheri në muajin qershor, por kësaj radhe vetëm për një ndeshje.
Ish trajneri i Interit, Real Madridit dhe Chelseas do ta drejtoj ekipin e Anglisë në një ndeshje humanitare, e cila do të luhet me 5 qershor në Old Traffrod.
Mourinho në këtë sfidë do të ndihmohet nga trajneri i Sunderlandit, Sam Allardyce dhe këngëtari Robbie Williams.
Kurse, ekipin kundërshtar do ta drejton strategu italian, Claudio Ranieri, i cili po shkëlqen me Leicester Cityn në Premierligë, përcjell Express.
“Sam dhe unë do të bëjë një partneritet shumë të mirë dhe kjo do të jetë një ndjenjë e madhe për Ranierin, që më në fund të humbur një ndeshje! Unë shpresoj se organizatorët mund të më ndihmojnë tani me një pasaportë angleze!”, ka deklaruar Mourinho.
Ky i fundit e kishte fituar këtë ndeshje miqësore në vitin 2014 kur kishte drejtuar ekipin nga pjesa tjetër e Botës. Tani, portugezi dëshiron që trofeun e kësaj ndeshje bamirësie ta fitoj me Anglinë.