Pas lajmeve të publikuara në disa portale se Kastrati Grup është gjobitur nga Emiljano Shullazi dhe banda e tij, ka reaguar presidenti i kësaj kompanie.
Shefqet Kastrati shprehet në një deklaratë për mediat se lajmet nuk janë të vërteta dhe ngenë dyshime se janë fabrikuara nga konkurrenca e pandershme, me synim dëmtimin e imazhit të kompanisë dhe drejtuesit të saj.
“Me përgjegjësi të plotë qytetare dhe morale deklarojmë se nuk kemi pasur asnjë kontakt, bisedë, presion apo shantazh nga asnjë person, madje personat e përmëndur në lajm si Emiljano Shullazi etj, nuk i kemi njohur kurrë. As prokuroria, policia dhe asnjë strukturë tjetër ligjzbatues nuk është investuar nga ne dhe as nuk na ka kërkuar, pyetur apo verifikuar rreth këtij aludimi të pavërtetë”.
“I kërkojmë me forcë Prokurorit të Përgjithshëm të nisi menjëhërë hetimet rreth mënyrës së fabrikimit dhe shpërndarjes së kësaj shkrese dhe këtij lajmi të pavërtetë”, vijon reagimin i Kastratit.