Egziston vetëm një vend i botës, i cili do të dëshironte ta shihte Donald Trump-in të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, dhe ai shtet nuk është ShBA-ja, por Rusia.
Sipas një studimi të ri nga YouGov për Handelsblatt Global Edition, Rusia është ekonomia e vetme e madhe në botë që do të preferonte republikanin, kandidatin më flokë ngjyrë-verdhë para Hillari Clintonit, transmeton Gazeta Express.
The Independent shkruan se më shumë se 20 mijë të rritur në çdo vend të G20, morën pjesë në studim. Rezultatet tregojnë se Trump prin me 21 pikë më shumë se Clinton në Rusi, ndërsa Clinton prin me më shumë se 21 pikë para rivalit të tij në 15 vendet tjera.